145 vjet nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Sot mbushen 145 vjet që kur më 10 qershor të vitit 1878 ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka pasur karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk është zgjedhur rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin është mbajtur Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.
Lidhja ishte një organizim kombëtar i shqiptarëve të të gjitha trojeve, me qëllim kundërshtimin e vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit. Në mbledhjen e kësaj date, të drejtuar prej Iljaz Pashë Dibrës, u mbajtën fjalime nga delegatë të ndryshëm, një prej të cilëve dhe Abdyl Frashëri.
Kërkesat e Lidhjes ndaj Perandorisë Osmane dhe Fuqive të Mëdha ishin të qarta: 1. ruajtja e tërësisë territoriale të shqiptarëve; 2. autonomia administrative e trojeve shqiptare.
Megjithatë, Kuvendi i Prizrenit e ka përmbushur misionin e tij historik kombëtar. Akti më i rëndësishëm i tij ka qenë vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje, me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit.
Menjëherë pas themelimit të Lidhjes janë formuar organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes ka qëndruar Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore, ndërsa kryetar është zgjedhur Iljaz pashë Dibra.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.