Voton Patozi: Pas 1 korrikut frymë e re për vendin

Voton Patozi: Pas 1 korrikut frymë e re për vendin

 Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit  në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë.

Në një dalje për mediat, Patozi u shpreh se pas 1 korrikut Shqipëria do të hyjë në një erë të re paqeje, qetësie dhe normaliteti demokratik.

“ Ne erdhëm në kutitë e votimit, pas një procesi nga më pa incidentet dhe nga më miqësorët, që ishin mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Madje mund të gjenim brenda qendrave të votimit socialistë dhe demokratë duke u përqafuar. Por pas këtyre zgjedhjeve nuk u prodhua paqe dhe stabilitet, por erdhëm në krizën më të thellë politike që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Shpresojmë dhe nuk është çudi që të vijë një periudhë paqeje, qetësie dhe normaliteti demokratik. Unë besoj shumë që kjo do të ndodhë pas 1 korrikut kur Shqipëria do të hyjë në një erë të re të komunikimit politik, por edhe të stabilitetit të institucioneve”, u shpreh kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy