Kina thyen rekordet e veta, hapet për turistët ura më e gjatë prej qelqi (VIDEO)

Kina thyen rekordet e veta, hapet për turistët ura më e gjatë prej qelqi (VIDEO)

Kina hap një tjetër urë të qelqtë në lartësi. Ura mbi Tre Grykat e Huangchuan, në Lianzhou është 526 metra e gjatë, plotësisht transparente, por mjaftueshëm e fortë saqë mbi të mund të kalojnë edhe makinat.

Mbi të mund të kalojnë njëkohësisht deri në 500 njerëz në të njëjtën kohë. Ata mund të shijojnë pamjen poshtë këmbëve të tyre, por edhe katër tarraca panoramike nga ku mund të admirojnë peizazhin e gjelbër përreth, 201 metra të lartë.

 

Për ta ndërtuar janë dashur tre vjet dhe 300 milionë juanë (37 milionë euro), bazuar në një model nga Instituti Arkitektonik i Dizajnit dhe Kërkimit të Universitetit Zhejiang, i cili zgjodhi të përdorte tre shtresa xhami të temperuar me trashësi 4,5 cm me një indeks të lartë transparence dhe mundësi pothuajse zero për t’u thyer.

Xhamat mbahen në kangjella prej çeliku dhe shtylla të kuqe që të kujtojnë ato në urën e Brooklyn. Një punë spektakolare, e cila u shtohet më shumë se 2300 atraksioneve marramendëse të qelqit që janë ndërtuar deri tani në Kinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy