“Duhet pajtim kombëtar”/ Alimehmeti: Kandidati i opozitës për Tiranën, figurë me mbështetje përtej partisë   (VIDEO)

“Duhet pajtim kombëtar”/ Alimehmeti: Kandidati i opozitës për Tiranën, figurë me mbështetje përtej partisë (VIDEO)

Kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Tiranë Ilir Alimehmeti foli në edicionin e lajmeve mbi identikitin e atij që pritet të jetë kandidati i opozitës për kryeqytetin në zgjedhjet e parakohshme. 

 

Alimehmeti vuri në dukje se po kërkohet një figurë e njohur, që ka mbrojtur kauza opozitare dhe që mund të marrë mbështetje qytetare përtej forcës së tij politike. 

 

Duke folur me negociatat e PD me partitë aleate lidhur me kandidatit, Alimehmeti tha se  “na duhet një pajtim kombëtar” për t’iu kundërvënë modelit qeverisës së Ramës. 

 

“Procesi ka nisur me disa lloj etapash. Fillimisht flitet me aleatët historikë, dhe më pas me forcat qe ndjejnë veten opozitare, duke filluar nga ato parlamentare. Orientimet e emrave të kandidatëve për momentin s’janë të përcaktuara mirë. Po priten propozimet nga ana e tyre. Kandidati për bashkinë duhet të marrë përtej forcës partiake që përfaqëson, duhet të marrë nga qytetarët. Kështu që po kërkohet një figurë e rëndësishme, e njohur, që ka mbrojtur kauza opozitare, që qëndron kundër regjimit në fuqi dhe që mund të maksimalizojë votën dhe të gjithë aleatët duhet të kenë qëndrim pozitiv për këtë figurë. 

 

Megjithëse në mendimin tim, edhe po ke pasur një historik të mëparshëm, duhet një pajtim kombëtar në këtë moment për t’iu vënë përballë kësaj të keqeje. Manastirliu është më e dobëta ndër kandidatët që mund të vendoste PS. Performanca ka qenë shumë negative si në shëndetësi, ashtu edhe arsim. Ka një mburojë më pak ndaj drejtësisë, pasi imuniteti i bie”.

 

I pyetur mbi ankimimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nga Erion Veliaj, Alimehmeti tha se ai e sheh ligjin vetëm kur i intereson, ndërkohë që “për gjithçka i bëri Tiranës ligjet nuk funksiononin!”. Alimehmeti thekson se ndonëse Veliaj ka marrë pensionimin politik, modeli i tij do të vazhdojë nga qeveria.

 

Është një lëvizje që ndoshta pritej, është diçka ligjore. Çudia e madhe është që Veliaj i sheh ligjet vetëm kur i intereson atij, dhe për gjithçka që i bëri Tiranës, ato ligjet s’funksiononin. Ne jemi për garantim të të drejtës ligjore, dhe pastaj do flasin organet kompetentete. Ne një orë e më parë donin të shkarkonim Veliajn dhe të rikthenim legjitimitetin në Bashkinë e Tiranës. Për këtë qëndrojmë dhe do vazhdojmë të qëndrojmë. Për mua është kapitull i mbyllur Erion Veliaj. Ai s’është dhe s’ka për të qenë më kryetar bashkie i Tiranës, dhe ka marrë pensionim politik. 

 

Veliaj duhet të jepte llogari për inceneratorët, 5D-në. Për këto duhet të jetë në burg Erion Veliaj. Politikisht Erion Veliaj s’është më, është zhveshur nga biznesmenët, nga bashkëpunëtorët politik, nga njerëzit brenda administratës, nga grupi i vet parlamentar. Ku janë më ata aktorë këngëtarë që dilnin te sheshi kërkonin Veliajn. Ku janë sot? Janë thjesht mercenarë, mbaruan paratë, dhe presin kush do t’u japë paratë e tjera. A do kthehet si model me emra të tjerë? Patjetër. Erion Veliaj iku”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy