
Forcat e Policisë kanë ndërhyrë paraditen e sotme për të zhvendosur grupin e protestuesve të mbledhur para godinës së Kuvendit.
Pavarësisht temperaturave të larta, protestuesit kanë vijuar qëndrimin e tyre, duke e çuar protestën në ditën e 51-të.
Ndërhyrja e policisë u krye pak kohë përpara nisjes së seancës plenare, e cila është parashikuar të fillojë rreth orës 12:00 dhe që shënon seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.



