Tirana përzgjidhet “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” për vitin 2025

Tirana përzgjidhet “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” për vitin 2025

Tirana fitoi titullin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, ka bërë të ditur bashkia e Tiranës.

Edhe pse na ndan një vit, kjo nuk ka penguar Bashkinë e Tiranës që të nisë nga puna dhe idetë për të përgatitur një kalendar të ngjeshur me aktivitete kulturore por dhe projektet të tjera afatgjata, në shërbim të komunitetit.

“Është një titull shumë prestigjioz, i cili na shtyn që të bëjmë akoma më shumë punë të bukura. Ti shtojmë akoma më dhe shumë evente fantastike në fushën e artit dhe kulturës qytetit. Do të kemi një kalendar me dëgjesa dhe takime, me target grupe të ndryshëm duke parë kush janë gjërat më të rëndësishme që do ishte e mira t’i implementonim në 2025-ën”, ka bërë të ditur Mirela Koçollari, drejtoreshë e Përgjithshme e Promovimit në Tiranë.

Edhe ky titull e kthen Tiranën në një kryeqendër të bashkëpunimit, jo vetëm me aktorët e fushave të caktuara të vendit por edhe me ato të vendeve mesdhetare dhe më larg.

Ky është titulli i tretë për Tiranën pasi mbylli me sukses vitet si kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Qyteti i Sportit për 2023-in.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy