Ermal Meta në 26 Korrik koncert në Tiranë

Ermal Meta në 26 Korrik koncert në Tiranë

Ermal Meta, këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare në Itali, ka zgjedhur që koncertin e tij të parë pas pandemisë, ta mbajë në 26 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Lajmin e dha përmes një bisede online me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Koncerti është në datën 26 Korrik. Është koncerti i parë që do bëj për këtë vit, por edhe pas pandemisë. Do e bëj në stadiumin e Tiranës me ndihmën tuaj dhe me falënderime nga ana ime.

Nga ana e tij kryebashkiaku Veliaj e ka quajtur një lajm fantastik për kryeqytetin, ndërsa veçoi si mjaft të rëndësishëm faktin se kjo do të jetë hapja më e bukur e stinës së koncerteve edhe për Arenën Kombëtare, që nuk ka mundur ende për shkak të pandemisë globale të organizojë evente artistike të përmasave të tilla.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nënvizoi se ky koncert do jetë falas për të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy