Sharka: Bujqësia e lënë në braktisje, asnjë ministër s'duhet të pranonte detyrën në këtë situatë (VIDEO)

Sharka: Bujqësia e lënë në braktisje, asnjë ministër s'duhet të pranonte detyrën në këtë situatë (VIDEO)

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka, komenton përballjen e sektorit që ai përfaqëson me rritjen e çmimeve dhe thotë se qeveria shqiptare nuk duhet të priste sinjalin e Bankës Botërore për të shtuar fondin për bujqësinë.

Ai tha për MCN Live, se duhej ndryshuar sjellja ndaj bujqësisë, pasi duke pasur parasysh situatën e luftës, ishte e parashikuar kriza e ushqimit.

Vendet e rajonit, Kosova dhe Maqedonia, e rritën mbështetjen. Bashkimi Europian, 30% të buxhetit të vetë e dha për bujqësinë pasi parashikohej kriza. Ne ngelemi në nivelin e 30 viteve fondi për bujqësinë si ka kaluar 1.5% të buxhetit të shtetit. Në raport me çfarë bëjnë praktikat e mira të rajonit dhe Europës, jemi shumë larg. Ajo që ishte e papranueshme, ishte në momentin që bujqësia u përball me rritjen e çmimit të imputeve, u shtua 10% TVSH për importet. Imediate do të ishte ngrirja e kësaj takse për të ndihmuar fermerët, për të mos i shkëputur nga bujqësia, edhe bujqësia është biznes më vete, por askush nuk mund të futet në biznes, duke patur humbje të sigurt. Sipas meje, nafta pa akcizë impakton vetëm 30% të fermerëve aktivë.

Sipas tij, raporti i financimit të parave publike, është i pakuptimtë dhe se për këtë mjafton ta krahasosh me vendet e rajonit ku jepet 20% e GDP-së.

Është një sektor që punëson 40% të forcës së aftë për punë, por ta lësh në çdo raport shumë diskriminues, deri sa të arrijë Banka Botërore të flasë. Ekspertët flasin, sindikatat janë ngritur dhe kërkojnë, askush nuk ndërhyn. Të lësh bujqësinë të braktisesh, serat, minimumi duan 10 milionë lekë të vjetra për dynym. Ti lësh në braktisje është humbje! Ne jemi i vetmi vend, ku produktet bujqësore hidhen në kanal. 15-20% e fermerëve, në dy vitet e fundit kanë braktisur produktet. Nuk kam besim edhe te shifrat e INSTAT, nuk shoh transparencë, pasi në tre tremujor rezultuan humbje dhe tani rritje. Nuk jam besimplotë se ato shifra janë të sakta. Shumë subjekte kanë rënë 20% krahasuar me vjet në eksportet e tyre.  

Sharka deklaroi në vijim se kanë kontakte me ministrin e Bujqësisë, duke i kërkuar mbështetje dhe se me këtë nivel përfaqësimi që ka bujqësia nga buxheti i shtetit, askush nuk duhet të pranonte të bëhej ministër.

Kreu i Sindikatës së Fermerëve ngriti si shqetësim se Erion Braçe katër vjet zv.Kryeministër nuk zgjidhi asnjë problem, por se problemi është se ke qenë tek vendi që zgjidhen problemet dhe nuk i ka zgjedhur.

Informaliteti bën që të mos ketë kontroll dhe 2/3 e fitimit shkon për hallkat tregtare dhe jo ai që i ka shërbyer për muaj. Në rast se do shitej tre herë më shumë dhe do merreshjin taksa, do kishte subvencion për fermerin. Për abuzimin e tregtarëve, ky shtet paguan miliona euro për administratën tatimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy