Krisafi: Irani nuk është aq i fortë, nëse Turqia do ndërhynte mes Izraelit dhe Palestinës do çonte në luftë botërore (VIDEO)

Krisafi: Irani nuk është aq i fortë, nëse Turqia do ndërhynte mes Izraelit dhe Palestinës do çonte në luftë botërore (VIDEO)

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi në ‘MCN live’ ka komentuar lidhur me sulmin e ndidhur mbrëmjen e djeshme ku Irani sulmoi Izraelin me raketa.

Ai u shpreh se sulmi ishte i pritshëm deri diku, por Irani nuk ëhstë aq i fortë sa u mendua sepse nuk ka fuqinë ushtarake për të luftuar me Izraelin i cili ka dhe mbështetjen e SHBA.

Sipas tij Izraeli është një fuqi ushtarake e fuqishme dhe mënyra se si po zhvillohet kjo luftë në Lindjen e Mesme nuk parashikohet një luftë totale, por do vijoje me episode të tilla ku të dy vendet do godasin njeri-tjetrin.

Ajo që ndodhi dje ishte deri diku e pritshme sepse Irani dihej që do reagonte për të treguar se Irani ka fuqi. Sulme të tilla janë më shumë për spektakël se sa për të bërë dëme sepse dikush që ka për qëllim për të shkatërruar nuk bënë njoftime paraprake.

Pra sulmi i djeshëm është një episod i filmit të fortë që është duke bërë Irani dhe Izraeli. Hamasi dhe Hezbollah janë dobësuar shumë dhe do vijë momenti që Irani në fund do jetë përballë Izraelit. Ne jemi në një luftë, por nuk mendoj se do kemi në luftë totale të afërt sepse Irani nuk ka fuqinë ushtarake për të luftuar me Izraelin i cili ka dhe mbështetjen e SHBA, Prandaj Irani deri sot ka bërë një luftë duke përdorur dhe krahët si Hamasi, Hezbollah.

Ajo që po shoh është se ka një tundim të madh brenda Izraelit për të goditur drejtpërdrejtë Iranin dhe tundimi vjen sepse ata shohin se Irani nuk është aq i fortë sa mendonin po ashtu dhe grupet dhe ky është rreziku që Irani mund të vazhdojë të godasë.

Izraeli është një fuqi ushtarake e fuqishme dhe e jashtëzakonshme dhe ka mbështetjen dhe të Amerikës dhe Irani s’ka kapacitet për tu përballur me të. Netanjahu ka 10 vjet që ka fiksim për të goditur programin bërthamor të Iranit. Por si kjo luftë që po ndodh në lindjen e mesme mendoj se do vazhdojë kështu duke pasur episode të tilla nga të dyja vendet.

I pyetur se ku ku mund të jetë Rusia, Turqia, Kina, parashikohet të ketë përshkallëzim, Krisafi u shpreh se nëse Turqia do të ndërhynte në lftën Izreal-Palestinë, kjo do conte në një luftë botërore.

Erdogan ka thënë shumë gjëra në këtë vit dhe pjesën më të madhe e thotë për konsum të brendshëm. Atij i pëlqen të bëjë herë pas herë rolin e kreut të myslimanëve të botës. Nuk mendoj se ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Turqisë të paktën në të ardhmen e afërt.

Nëse do kishim një luftë dmth të ndërhynte Turqia kundër izraelit atëherë do kishim një luftë botërore. Sa i përket Rusisë është e përqendruar në luftën me Ukrainën. është në një situatë të tillë ku çdo gjë i duhet për vete dhe s’ka mundësi për të ndihmuar Iranin. Prania e SHBA-ve është një pengesë e madhe që asnjë kombin shtetesh nuk arrin të fitojë dot një luftë me SHBA dhe izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy