Protesta kundër fabrikës në Lezhë, inspektorët në terren prej tre ditësh (VIDEO)

Protesta kundër fabrikës në Lezhë, inspektorët në terren prej tre ditësh (VIDEO)

Institucionet janë vënë në lëvizje pas shqetësimeve të banorëve të Lezhës ku ndodhet fabrika “INCA” në pronësi të Alban Zusit.

Gazetari Jul Simoni, raportoi për MCN LIVE, se inspektorët e të gjitha institucioneve kanë zbritur në terren prej tre ditësh, për të verifikuar shqetësimet dhe protestat e banorëve lidhur me ndotjen që shkakton kjo fabrikë.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor prej tre ditësh po kryen kontroll të imtësishme në këtë fabrikë të përpunimit të mbejteve shtazore, banorët jeta e padurueshme për shkak të aromës së rëndë dhe ndotjes që është shkaktuar.

Kontrolle të tilla ka patur dhe në muajt më parë, por asokohe u tha se çdo gjë është brenda parametrave.

Kjo fabrikë operon prej disa vitesh dhe shqetësimi i banorëve ka qenë më parë, por sipas institucioneve nuk krijon ndotje dhe se çdo gjë ëhstë brenda parametrave normal.

Institucionet thanë se fabrika nuk krijon ndotje dhe se çështja është pushuar, pasi nuk janë konstatuar elementë të veprës penale.

Është ngritur një grup pune nga Ministria e Mjedisit së bashku me institucionet e tjera në varësi, për të parë ndotjen që krijon dhe për pretendimin e krijimit të problemeve shëndetësore.

Pritet të dilet me një konkluzion përfundimtar as verifikimeve të imtësishme.

Edhe pse më parë janë kryer kontrolle të kësaj natyre, nuk ka pasur probleme dhe nga inspektimi çdo gjë ka dalë në parametra normale.

Ka një angazhim më të madh pas 1200 firmave të mbledhura nga aktivistët që kanë ngritur këtë shqetësim.

Stabilimenti në fjalë dhe kompania pretendon se nuk krijon probleme.

Inspektimi është shtuar që prej tre ditësh, pas takimit që banorët patën në Ministrinë e Mjedisit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy