Rritet numri i viktimave nga tërmeti i regjistruar një ditë më parë në Mianmar ku deri tani numwrohen 1,644 persona të vdekur, fuqia e të cilit ishte aq e fortë sa tërmeti u ndje në vendet fqinje Tajlandë dhe Pakistan.
Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë si në Myanmar ashtu edhe në Tajlandë, udhëheqja ushtarake e Mianmarit thotë se 3,408 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit, ndërsa 139 janë ende të zhdukur.
Në Mandalay, qyteti më i afërt me epiqendrën e tërmetit, 90 persona mendohet të jenë të bllokuar nën një ndërtesë apartamentesh. Mbi 1500 shtëpi janë dëmtuar në rajon.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i marsit 2025 është më i fuqishmi që ka goditur Mianmarin në më shumë se një shekull.
Tërmeti i fundit i një magnitude të ngjashme ndodhi në vitin 1912 në Taunggyi, një qytet në Mianmarin qendror lindor.



