Kalemaj: Opozita duhet të ketë premtime realiste, jo ato që s’kanë të bëjnë fare me këto zgjedhje (VIDEO)

Kalemaj: Opozita duhet të ketë premtime realiste, jo ato që s’kanë të bëjnë fare me këto zgjedhje (VIDEO)

Teksa ndodhemi një javë nga zgjedhjet lokale, politologu Ilir Kalemaj u shpreh se Edi Rama është duke përdorur çdo lloj mjeti për të arritur një rezultat elektoral. Ai u shpreh se inaugurimet që Rama është duke bërë janë një mënyrë për të përçuar mesazhin e tij te qytetarët.

Më tej, Kalemaj tha se në këto zgjedhje pritet një pjesëmarrje më e madhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale. Ai tha se opozita mund të kishte dalë edhe më mirë në këtë fushatë, duke dhënë premtime realiste.

Rama është duke bërë fushatë dhe duke përdorur çdo lloj mjeti në dispozicion për të arritur një rezultat elektoral. Kjo nënkupton që nga inaugurimi i komplekseve sportive në Durrës dhe Vlorë, që nga shtëpitë e pushimeve e deri te tallavaja, pra çdo gjë në funksion të përçimit të mesazhit. Atij i funksionon elektoralisht kjo kartë, por kjo nuk është domosdoshmërish në të mirë të qytetarëve.

Në këto zgjedhje lokale do të ketë pjesëmarrje më të madhe sepse kemi një ofertë politike, kemi një opozitë. Natyrisht opozita mund të kishte dalë më mirë se kaq, shumë herë më e unifikuar, mund të ishte dalë me xhaketa të reja dhe jo më me xhaketat e vjetra, mund të kishim qarkullim elitash, mund të kishim premtime realiste dhe jo premtime që nuk kanë të bëjnë fare me këto zgjedhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy