Danja Koka, nga modele në moderatore: Televizioni më bën të depërtoj te të tjerët

Danja Koka, nga modele në moderatore: Televizioni më bën të depërtoj te të tjerët

Ish-pjesëmarrësja e “Big Brother VIP”, Danja Koka, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku foli për rrugëtimin e saj pas daljes nga reality show dhe për hapat e parë në moderim televiziv.

Danja tha se përvoja në “Big Brother” i ka shërbyer si një trampolinë për të hyrë në botën e ekranit, një ambicie që e kishte që më herët:

Ishte një periudhë shumë e vrullshme, por e bukur. E kam shijuar pafund. 

Pasi dola nga Big Brother, ndjeva energji pozitive kudo ku shkoja. 

Më njohin dhe më përshëndesin njerëz që më thonë, ‘a nuk je ti nga Big?’, kjo gjë më ka ndihmuar shumë.

Sa i përket marrëdhënieve që ka pasur me banorët e tjerë të Big Brother, Danja thotë se nuk ka pasur hatërmbetje. 

Gjatë jetës takon njerëzit e tu. Me shumicën kemi ruajtur marrëdhënie të mira, ndoshta për shkak të natyrës sime të dashur dhe tolerante.

Edhe nëse ka ndonjë debat apo mospajtim, e kalojmë me mirëkuptim.

 “Big Brother” është një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të tregojnë veten përtej rrjeteve sociale ose profesionit që kanë. 

Nëse ke një dëshirë të madhe për të treguar veten, ky është vendi i duhur. Unë mendoj se kam marrë një vendim të mirë që mora pjesë, sepse më hapi shumë dyer.

Pas reality show-t, Danja ka moderuar një talent show me artistë të rinj, të cilin e cilëson si një përvojë të suksesshme dhe frymëzuese:

Isha me fat që pata këtë mundësi. Shkoi shumë mirë dhe për mua ishte një sukses i madh. 

Do të doja që televizioni të bëhej puna ime e përditshme, sepse më ka dhënë shumë dhe më ka kënaqur realisht.

Për mua, televizioni është më shumë se thjesht ekran.

Unë gjithmonë e kam dashur televizionin. Më pëlqen sepse më jep mundësinë të depërtoj te të tjerët, të nxjerr të bukurat që kanë brenda.

Më pëlqejnë bisedat e plota, të sinqerta, që lidhen me shpirtin e njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy