
Varrimi i Princit Philip po mbahet në një formë të kufizuar, me vetëm 30 pjesëmarrës siç kërkohet nga rregullat anti-Covid të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar.
Kate Middleton, gruaja e Princit William, nipit të Dukës së Edinburgut, tërhoqi vëmendjen me një detaj të veshjes së saj.
Të gjithë janë të veshur me të zeza, me fustane që duhet të jenë poshtë gjurit. Kate u shfaq me një fustan dhe pallto të zezë me të njëjtën gjatësi, ndërsa zgjedhja e bizhuterive dërgoi një mesazh shumë specifik: një shenjë e afërsisë me Mbretëreshën Elizabeth dhe një kujtim për Princeshën Diana.
Bizhuteritë e Kate Middleton janë huazuar nga Mbretëresha
Sapo Kate Middleton u dallua gjerdani dhe vathët me perla dhe gurë të çmuar. Ndryshe nga ari dhe gurët tepër të dukshëm, perlat janë një bizhuteri elegante dhe të përshtashme edhe në rastet më të matura, siç është një funeral.
Në veçanti gjerdani i Kate është një nderim për Mbretëreshën: ajo i përket koleksionit të madhështisë së saj, e cila ia kishte dhënë hua Kate në raste të tjera. Është një gjerdan margaritar japonez, i mbyllur me një kapëse të rrumbullakët me diamante. Jo vetëm kaq: ajo ia dha hua edhe Princeshës Diana, në vitin 1982.
Diana e veshi atë në një banket të organizuar nga Mbretëresha Beatrix dhe Princi Claus i Holandës, gjatë një vizite zyrtare nga familja mbretërore holandeze në Angli.
Zgjedhja jo-rastësore e bizhuterive nënvizon përkatësinë e Kate në familje, aq intime sa ajo mund të marrë hua bizhuteritë e Mbretëreshës: një gjest që gjithashtu nënvizon një vazhdimësi nga brezi në brez, midis të kaluarës dhe të ardhmes së familjes dhe shtëpisë mbretërore.



