Albin Kurti i thotë ambasadorit amerikan në Kosovë, se taksa nuk duhet të hiqet

Albin Kurti i thotë ambasadorit amerikan në Kosovë, se taksa nuk duhet të hiqet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi sot kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit të VV-së, Albin Kurti ia ka treguar ambasadorit amerikan arsyet pse sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk duhet të heq dorë nga vendimi për taksën.

Veç kësaj, Kurti ia ka treguar qëndrimet e partisë së tij edhe për dialogun, platformën dhe ekipin negociator.

Kryetari Kurti e njoftoi më gjerësisht ambasadorin Kosnett për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me dialogun; fazat që duhen përcjellë me synim ndërtimin e një platforme dhe ekipi negociator që do të garantonte një përfaqësim serioz në dialog; për arsyet se pse qeveria nuk duhet të heqë dorë nga tarifa doganore; por edhe për vizionin e VETËVENDOSJE!-s rreth vendosjes së sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit, prioritizimin e gjenerimit të punësimit si synim kyç makroekonomik si dhe reformimin e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor si burim me rëndësi për mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Por të dyja palët, thuhet në njoftim, ranë dakord mbi nevojën e kultivimit të marrëdhënieve të rregullta si mekanizëm i rëndësishëm për avancimin e interesave të përbashkëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy