Mbrëmjen e së shtunës, në hyrje të banesës së tij u vra ish-komisari Artan Cuku. Bashkëshortja e komisarit, e cila ka dhënë dëshminë e saj ën lidhje me këtë ngjarje, thotë se nuk ka mundur t’i shohë autorët, pasi ka qenë brenda në shtëpi në momentin e vrasjes. Ajo hedh poshtë versionin e përhapur në media, sipas të cilit Cuku i është kundërpërgjigjur autorit.
“Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as në brez as në makinë”, ka thënë ajo.
Ajo ka rrëfyer momentet e para të ngjarjes.
“Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë. U nisa të zbres poshtë dhe jam kthyer se kisha fëmijët vetëm. Por kam zbritur pas pak sekondash dhe e kam gjetur Tanin të vdekur”, ka thënë ajo.



