Dosja e AKSHI-t/ Zhabina: Agasi dhe Beqiraj e kanë nuhatur se çfarë do ndodhte, hapi i parë ka qenë sigurimi i parave (VIDEO)

Dosja e AKSHI-t/ Zhabina: Agasi dhe Beqiraj e kanë nuhatur se çfarë do ndodhte, hapi i parë ka qenë sigurimi i parave (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj e kanë nuhatur situatën dhe hapi i parë që kanë ndërmarrë është sigurimi i parave që kanë përfituar në këtë periudhë.

 

Duke vijuar Zhabina tha se nuk dihet nëse Daniel Shima është  përfshir ënë këtë dosje apo jo. 

 

Si procedurës SPAK nis dhe një hetim pasuror.

 

Në këtë moment, kur janë vendosur masa sigurie, paratë kanë ikur përpara. Të dy biznesmenët e përfshirë në këtë skemë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj nuk janë të arrestuar dhe dukshëm ka qenë plan i tyre duke parë se çfarë po ndodhte me hetimin. Ata e kanë nuhatur se çfarë do ndodhte, hapi i parë është sigurimi i parave që mund të shpëtojnë nga një situatë të tillë. Mund të shpëtojnë paratë kesh apo llogaritë, por nuk mund të shpëtojnë pasuritë e patundshme që kanë vendosur në këtë periudhë. 

 

SPAK ka bërë dhe kontrolle në disa banesa të disa personave që dyshohet se mund të jenë përshirë në këtë skemë. Janë kryer kontrolle në shtëpinë e Gëzim Toskës, Renato Hristiçit, Elon Cikos, Elgert Bixhës, Arjola Koromanit dhe Endri Merkajt.

 

Biznesmeni Gerond Meçe dhe Daniel Shima. Nuk e dimë nëse Shima ndodhet në këtë dosje. Nuk e kemi këtë informacion. SPAK e quan grup të strukturuar kriminal. Në këtë dosje flitet për Gerond Meçen që ka qenë personi i parë që ka bërë ankesa për mënyrën si funksiononte AKSHI. Sipas informacionet kompania e Beqirajt ka fituar 40 milionë euro nga AKSHI. 

 

Sa i takon nëndrejtorit të policisë është njohje e hershme e Agasit. Katapultimi  tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranë mund të ketë pasur ndikim të tij. Përfshirja e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës kthehet në një farë detyrimi. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy