Aldi Fusha: Mafia kombëtare dhe ndërkombëtare ka ndërhyrë fuqishëm në këto zgjedhje

Aldi Fusha: Mafia kombëtare dhe ndërkombëtare ka ndërhyrë fuqishëm në këto zgjedhje

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, ndërkohë që kandidati i LSI-së në Tiranë Aldi Fusha duke folur për rezultatin e partisë që ai përfaqëson akuzoi se mafia kombëtare dhe ndërkombëtare ka ndërhyrë fuqishëm në këto zgjedhje.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për MCN TV tha se të gjitha mekanizmat janë munduar të prishin procesin e numërimit për të favorizuar PS.

“Ne jemi në një fazë drejt fundit, po shikojmë çdo votë për rezultatin nuk mund të flasim deri në fund të procesit.  LSI deri tani ka marrë 1400 vota nuk është rezultati që prisnim por mafia kombëtare dhe ndërkombëtare janë futur fuqishëm në këto zgjedhje dhe do të përgjigjen për këtë. Pati një qëllim në fillim të procesit për të hapur kutitë për të favorizuar PS. Të gjitha mekanizmat janë munduar të prishin këtë proces por do të presim fundin për të qenë më të qartë në lidhje me këtë proces”, tha Fusha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy