Koronavirusi, Italia ia kalon Kinës për numrin e viktimave (VIDEO)

Koronavirusi, Italia ia kalon Kinës për numrin e viktimave (VIDEO)

Italia ia kalon Kinës për numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Sipas të dhënave zyrtare, sot numri i viktimave ka arritur në 3 405.

Në krahasim me një ditë më parë, janë shtuar 427 viktima.  

Megjithatë, edhe numri i të shëruarve lë vend për optimizëm.

Janë plot 4 440 pacientë që kanë rezultuar negativë pasi janë përballur me këtë sëmundje, 415 më shumë se një ditë më parë.

Por epidemia vijon të përhapet shpejt. Edhe numri i të infektuarve është rritur.

Në krahasim me të mërkurën janë 4 480 të infektuar më shumë, çka e çon në total në 33 190 numrin e pacientëve me koronavirus.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy