Tetëqind e tridhjetë e shtatë viktima të tjera i janë shtuar në 24 orët e fundit bilancit tragjik të koronavirusit në Itali. Numri total i viktimave ka arritur në 12 428.
Rastet pozitive janë në total 77 635, gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 2 107.
Numri i të shëruarve lë vend për optimizëm. Janë 1109 të shëruarit në 24 orët e fundit, që e çojnë totalin në 15 729 pacientë.
Presidenti i Instituti të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro, konfirmoi edhe njëherë se viktimat janë në pjesën më të madhe të moshuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.
Brusaferro tha se shifrat tregojnë se mund të jetë arritur piku. “Treguesi i transmetimit të virusit është pranë 1-shit”, tha ai.



