Pas bllofit të CV-së, kryeministrin italian e kapin sërish mat

Pas bllofit të CV-së, kryeministrin italian e kapin sërish mat

Pas problemeve në CV, kryeministrit të ri të Italisë i gjendet një tjetër “cen”. E përditshmja italiane “Libero” shkruan se Giuseppse Conte nuk ka shlyer taksat ndaj shtetit. Gazeta u referohet dokumenteve të vlerësimit të taksave të viteve 2009 dhe 2011, ku mungon derdhja e taksave dhe gjobave në një vlerë totale prej 50 mijë eurosh.

Rasti në fjalë ka të bëjë me hipotekën e shtëpisë në Romë, detyrim që duhej derdhur në llogarinë e Equitalia-s. I kontaktuar nga “Espresso”, kontabilisti i Conte-s, Gerardo Cimmino, është shprehur se bëhet fjalë për një gabim burokratik, që ka të bëjë me humbjen e dokumenteve në postë.

Por dokumentet e publikuara nga “Libero” tregojnë një të vërtetë tjetër: mospagesa kontributesh në vlerë 8 mijë euro, gjoba të pashlyera në vlerë 1 mijë euro, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksa të tjera në vlerë 18 mijë euro, të gjitha në periudhën 1997-2008.

Aktualisht, Conte i ka shlyer detyrimet e tij ndaj agjencive shtetërore. Por çështja hedh një njollë në të shkuarën e tij, sidomos pas asaj të CV-së së tij të fryrë që u publikua në faqen e Senatit.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy