Stoltenberg: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë

Stoltenberg: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë

Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë dhe aleatët e NATO-s duhet të vazhdojnë të dërgojnë armë në Kiev derisa Putin të kuptojë se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës. 

Kështu tha në një intervistë për France Press Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas Stoltenberg, me gjithë vargun e disfatave të shkaktuara nga forcat ukrainase ndaj rusëve dhe rimarrjen nga Kievi të disa territoreve që humbi në fillim të luftës, nuk ka indikacione se Putini ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të kontrolluar Ukrainën.

Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Rusia po planifikon një luftë të gjatë. Ne shohim se ata po mobilizojnë më shumë forca, se janë të gatshëm të pësojnë gjithashtu shumë viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy