Primaret, Dogjani: Shumë emra janë fshirë me qëllim nga listat, kontestoj procesin

Primaret, Dogjani: Shumë emra janë fshirë me qëllim nga listat, kontestoj procesin

Asllan Dogjani, kandidati i PD për primaret në Kamëz deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se në  këtë bashki shumë emra janë fshirë qëllimisht nga listat.

Më tej, Dogjani tha se anëtarë dhe simpatizantë të PD-së nuk janë lejuar të votojnë.

Primaret janë gjëja më e mirë më e rëndësishme që është bërë në PD dhe e kemi reklamuar për faktin që i jepet fuqi anëtarëve. Sa herë futem në procese, unë i besoj atyre. Fushata është bërë e mirë, kemi shkuar në çdo qendër votimi, kemi kontaktuar me demokratët.

Unë kam regjistruar simpatizantë të PD dhe kam dalë derë më derë vetë. Ka qenë proces i mirë, por ajo që ka ndodhur ditën e votimit më ka shqetësuar. Kemi diskutuar me lidhje me listën, në fillim mendova se është problem teknik, pasi zhvillohet për herë të parë. Listat dolën në orën 6. Më vonë dhe gjatë numërimit kam konstatuar që listat ishin fshirë me qëllim të caktuar. Kemi pasur 12 qendra votimi. Në 3 qendra votimi kanë votuar 1500 persona dhe ca më shumë. Po flas për Kamzën. Kam konstatuar që listat ishin fshirë me qëllim, ishte e tmerrshme kur vinin qytetarët dhe nuk gjenin emrin, demokratë, anëtarë të PD, nëna me shami në kokë, kanë ardhur për shi.

Kam kontestuar dhe procesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy