
Spanja ka tejkaluar pragun e konsideruar si “rrezik shumë i lartë” për shkak të Covid-19.
Shkalla e infeksionit të Covid është rritur në më shumë se 500 raste për 100,000 persona. Sot, indeksi i infeksionit ose i incidencës, i matur në 14 ditët e mëparshme, arriti në 511 raste për 100,000 banorë, një rritje prej 38 krahasuar me ditën e djeshme.
Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka regjistruar 33,359 raste dhe 41 viktima në 24 orë. Rreth 80% e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe rreth 10,000,000 spanjollë kanë marrë doza përforcuese. Spanja miratoi dje dozat përforcuese për qytetarët mbi 40 vjeç.
Vendi ka regjistruar gjithsej 5.46 milionë raste dhe 88.708 viktima që nga fillimi i pandemisë.



