‘AKSHI’, Meksi: Dëmi më i madh që i është krijuar qeverisjes Rama ka ardhur nga kjo aferë

‘AKSHI’, Meksi: Dëmi më i madh që i është krijuar qeverisjes Rama ka ardhur nga kjo aferë

Afera e AKSHI-t përbën një nga goditjet më të mëdha ndaj perceptimit publik të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, sipas drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, Endri Meksi. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Meksi deklaroi se çështja nuk lidhet vetëm me tenderët apo përdorimin e fondeve publike, por edhe me aksesin në sisteme të ndjeshme informacioni, të cilat, sipas tij, duhet të ishin të kufizuara vetëm për persona të autorizuar.

 

Meksi tha se ajo që e veçon këtë çështje nga raste të tjera të denoncuara më herët është ndërthurja mes kontrollit të fondeve publike dhe kontrollit të të dhënave sensitive, duke pretenduar se një numër i kufizuar personash kanë pasur mundësi të kenë akses shumë më të gjerë sesa qytetarët e zakonshëm.

 

Kjo aferë në Shqipëri ka të bëjë me kapjen e parasë publike. Kjo është një qasje e parë dhe ndryshon nga të tjerat, sepse në këtë rast u përfshi edhe çështja e aksesit në sisteme të dhënash shumë të veçanta, ku shumë pak persona supozohet të kenë akses, edhe në bazë të ligjit. Të gjitha këto aksese, sipas asaj që kam denoncuar publikisht, u akumuluan në duart e dy ose tre personave maksimumi.

 

Sipas tij, këto të dhëna dhe privilegje aksesi janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme për të ushtruar presion ndaj vetë strukturave shtetërore. Ai tha se për këtë çështje ka bërë denoncime publike, por edhe kallëzime pranë institucioneve përkatëse.

 

Këta dy-tre persona këtë akses në informacion, pothuajse të palimituar krahasuar me çdo qytetar tjetër të Shqipërisë, por edhe krahasuar me njerëz në shtete të tjera, e kanë shfrytëzuar për të shantazhuar vetë shtetin, pra më saktë vetë pushtetin. Dhe pikërisht në këtë këndvështrim kjo çështje ndryshon totalisht nga çdo tentativë tjetër e ndonjë shqiptari të korruptuar apo të dikujt që mund të ketë pasur mundësi të abuzojë me pushtetin.

 

Duke folur për ndikimin e kësaj çështjeje në opinionin publik, Meksi theksoi se përmasat e institucionit, fondet e menaxhuara dhe emrat e përfshirë kanë ndikuar në perceptimin e përgjithshëm ndaj qeverisjes.

 

Ndoshta rastet e tjera nuk i njohim kaq nga afër. Nuk kanë pasur të dhëna në mes. Mund të flasim për tenderë, influencë, lobime, quaje si të duash. Por këtu kemi të bëjmë me një institucion me para të mëdha buxhetore dhe dëmi që është krijuar në perceptimin publik, në tërësi të qeverisjes, ka qenë relativisht i madh.

 

Ai shtoi se kjo aferë ka shkaktuar dëmin më të madh politik për qeverinë Rama, duke e lidhur këtë jo vetëm me akuzat e ngritura, por edhe me mënyrën se si është trajtuar institucioni dhe personat e përfshirë.

 

Mund të them pa hezitim: dëmi më i madh që i është krijuar qeverisjes Rama ka ardhur nga kjo aferë. Edhe për shkak të emrave që u përmendën, mënyrës se si është trajtuar çështja dhe mënyrës se si është dëmtuar institucioni. Kjo çështje ende nuk ka përfunduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy