Facebook Inc (FB.O) paditi një burrë indian me bazë në Bangkok të enjten për zhvillimin dhe tregtimin e një programi për të anashkaluar procesin e rishikimit të reklamave të rrjetit social dhe shpërndarjen e reklamave të ndaluara për përdoruesit.
Basant Gajjar përdori “cloaking”, një teknikë që fsheh përmbajtjen e vërtetë të reklamave dhe paraqet diçka të ndryshme në sipërfaqe për përdoruesit në platformë, gjë që parandalon procesin e rishikimit nga Facebook për të identifikuar reklamat e pahijshme, tha kompania.
Reklamuesit, sipas Facebook, ishin në gjendje të promovonin linqe mashtruese për pilula diete, kriptovalutë dhe madje edhe keqinformime në lidhje me shpërthimin e koronavirusit përmes teknikës, tregon “Reuters”.
Biznesi i paregjistruar i Gajjar në Kaliforni, LeadCloak, sipas Facebook ofron shërbime mashtrueseqë nga viti 2016, duke synuar firma si Alphabet Inc (GOOGL.O) Google, Oath, Wordpress dhe Shopify Inc (SHOP.TO).



