Sipas një dokumenti të publikuar të mërkurën nga rregullatori amerikan i tregjeve SEC, Elon Musk shiti në fillim të kësaj jave aksione të tjera të Tesla-s për rreth 3.6 miliardë dollarë.
Që nga nëntori i vitit 2021, sipërmarrësi ka shitur më shumë se 39 miliardë dollarë aksione të kompanisë, sipas Wall Street Journal.
Kjo shitje e re, pas shitjes prej afro 4 miliardë dollarësh në nëntor, vjen pasi vlera e aksioneve të Tesla-s ka rënë në mënyrë të papërmbajtshme në bursë.



