“Poker” golash Ukrainës, Anglia kualifikohet dhe sfidon Danimarkën në gjysmëfinale (VIDEO)

“Poker” golash Ukrainës, Anglia kualifikohet dhe sfidon Danimarkën në gjysmëfinale (VIDEO)

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Europianit, teksa ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Ukrainën. Anglezët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, duke bërë kështu një arritje të rëndësishme dhe do të përballen me Danimarkën në ndeshjen tjetër.

Skuadra e Sothgate e nisi shumë mirë ndeshjen, pasi kaloi në avantazh që në minutën e 4-t, me sulmuesin Harry Kane. Në pjesën e parë, ukrainasit u përpoqën të reagonin, por nuk ia dolën dot të gjenin barazimin. Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, pasi Anglia dominoi totalisht sfidën, duke realizuar edhe 3 herë të tjera. Fillimisht ishte Harry Maguire i cili dyfishoi shifrat në minutën e 46-të, ndërsa 3 minuta më pas Kane shënoi edhe të tretin.

Për të vulosur shifrat në 4-0 mendoi Jordan Henderson, i cili në minutën e 63-të shënoi edhe të katërtin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy