Mali i Zi kthen ekspertët e larguar për qeverinë e re

Mali i Zi kthen ekspertët e larguar për qeverinë e re

Në Mal të Zi po merr formë një qeveri e re ekspertësh. Ashtu siç u paralajmërua nga fituesit menjëherë pas zgjedhjeve, kabineti i ri qeveritar do t’u japë hapësirë ekspertëve, kryesisht atyre të larguar prej vitesh nga vendi. Tre liderët e koalicioneve fituese, Krivokapiç, Beçiç dhe Abazoviç prezantuan parimet e qeverisë së ardhshme, e cila nuk sfidon kursin shtetëror dhe të politikës së jashtme të Malit të Zi. Qeveria e pritet të formohet në fund të tetorit.

Ende nuk është saktësuar nëse kabineti do të përfshijë udhëheqës politikë që ishin në listat zgjedhore. Megjithatë, gjasat janë që kjo do të ndodhë, megjithëse disa janë të gatshëm ta heqin dorë që tani.

Kreu i koalicionit "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", Zdravko Krivokapiç, është shprehur se pushteti i ri ekzekutiv do të drejtohet nga një ekspert, por nuk saktësoi nëse ky ekspert mund të ishte vetë ai.

Krivokapiç prezantoi marrëveshjen e nënshkruar dje, pra shtatë parimet e qeverisë së ardhshme të përbashkët, me krerët e dy koalicioneve të tjera, Aleks Beçiç ("Paqja është kombi ynë") dhe Dritan Abazoviç ("Bardh e Zi").

Në marrëveshje, palët zotohen se qeveria e re demokratike në Malin e Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të angazhohet për të zbatuar të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit janë zotuar gjithashtu që të depolitizojnë institucionet kryesore shtetërore në mënyrë që të "luftojnë pa kompromis krimin dhe korrupsionin" dhe të mos fillojnë asnjë iniciativë ose veprim që synon ndryshimin e flamurit shtetëror, stemës dhe himnit.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, qeveria e re nuk do të iniciojë procedurë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, as nuk do të kryejë hakmarrje mbi baza politike ose ndonjë bazë tjetër.

Me marrëveshjen, Krivokapiç, Beçiç dhe Abazoviç përsëri theksuan nevojën për integrimin e Malit të Zi në BE sa më shpejt të jetë e mundur dhe thirrjen për partitë e pakicave që të jenë në pushtet, pavarësisht nëse ato kanë status parlamentar apo jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy