Ekipet e shpëtimit në Korenë e Jugut po përpiqen të nxjerrin makinat e bllokuara në një tunel të përmbytur, pas ditëve ku u regjistruan shira të dendur. Mbetet ende e paqartë se sa njerëz janë të bllokuar, por raportohet për afro 19 automjete që ndodhen në tuenlin Cheongju, në provincën Chungcheong. Në mbarë vendin vendin raportohet se të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë zhdukur. Shumica e viktimave ishin në rajonin malor të Gyeongsang-ut të Veriut, ku rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpitë. Mijëra njerëz janë prekur nga urdhrat e evakuimit të lëshuara nga qeveri të ndryshme lokale dhe kryeministri Han Duck-soo i ka kërkuar ushtrisë të ndihmojë në përpjekjet e shpëtimit. Autoritetet e zjarrfikësve thanë se tuneli u përmbyt shumë shpejt duke mos u lënë kohë reagimi drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.



