Tre vjet në arrati, Loku i bën gropën vetes, pasi postoi një "selfie"

Tre vjet në arrati, Loku i bën gropën vetes, pasi postoi një "selfie"

Kërkohej prej vitesh nga autoritetet gjermane dhe italiane, por do të “tradhëtohej” nga një fotografi e hedhur në rrjetet sociale.

Një 26-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim përfundoi në pranga fal edhe një gabimi të tij.

Ndaj shqiptarit Genc Logu ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoritetet gjermane, për shkak se ishte dënuar me 4 vite burg për vjedhje.

Ai banonte në një zonë të largët në Castel Volturno të Italisë i trembur nga arrestimit. Pas sinjalizimeve të autoriteteve gjermane, policia italiane ishte vënë në lëvizje për të rënë në gjurmët e tij.

Nëpërmjet kontrollit të Facebook-ut, i riu kishte hedhur një foto që tregonte një shenjtë të rrugës në drejtim të qytetit Castellammare di Stabia.

Nëpërmjet kësaj fotoje, policia bëri të mundur edhe gjetjen e vendit ku ishte fshehur. I riu është dërguar në burgun e Santa Maria Capua Vetere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy