E vetmja që po kërkon drejtësi pas 14 vitesh nga tragjedia e shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec është familja Durda.
Zamira, nëna e Erisonit, i cili gjeti vdekjen gjatë shpërthimit të Gërdecit, teksa përqafon dy fëmijët e tjerë ka shpresë ende për drejtësi.
Si Zamira janë edhe familjarë të tjerë të 26 viktimave të Gërdecit, që kërkojnë nga drejtësia të veprojë.
Më e prekur nga shpërthimi i Gërdecit mbeti familja Deliu.



