Gjuha e urrejtjes me sfond fetar, Gajda: Ka shtim të ankesave, mediat të shmangin gjuhën që cënon qytetarët (VIDEO)

Gjuha e urrejtjes me sfond fetar, Gajda: Ka shtim të ankesave, mediat të shmangin gjuhën që cënon qytetarët (VIDEO)

Tolerimi dhe neglizhenca e situatave sipas komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda janë bërë shkak për gjuhën e urrejtjes me sfond fetar. Në një intervistë për MCN TV Gajda tha se ata që tragetohen janë grupe apo pakica shoqërore ndërkohë që theksoi që ankesat që trajtohen aktualisht janë 200, por ka shtim të tyre.

Intervista:

Z. Gajda, sot u mbajt një konferencë dhe si temë kryesore ishte pikërisht trajtimi i gjuhës së urrejtjes. Çfarë e shkakton gjuhën e urrejtjes me sfond fetar?

Gajda: Shkaktohet sepse asnjëherë nuk hyhet në thelbin e çështjes. Gjuha mund të marrë konturet e gjuhës së urrejtjes. Kalimi i situatave si sporadike e toleron duke mos krijuar shqetësimin në shoqëri për impaktin që mund të ketë.

Mbi kë bie gjuha e urrejtjes?

Gajda: Gjuha e urrejtjes targeton grupe apo pakica shoqërore dhe kjo për shkak të paragjykimeve apo steriotipeve.

Po në aspektin fetar?

Gajda: Në një mendim më të gjerë u pa që shumë komunitete fetare janë pre e paragjykimeve dhe kjo ndodh për shumë arsye, por ne i jemi referuar medaiat sepse ata kanë rëndësi. Ka tendenca apo shkarje të gjuhës që për një komunitet kthehet në diskriminues. Në Shqipëri flitet gjithmonë për tolerancë nëse kjo është vlerë kaq e madhe ne nuk duhet ta marrin sit ë mirëqenë. Për ta mbrojtur që besimtarët të mos kthehen sit ë paragjykuar për shkak të besimit dhe ne kemi marrë këtë nismë.

Sa rol mund të ruaj AMA, mund të jetë ndihmues me ndryshimet e fundit?

Gajda: Ndryshimet nuk janë në fazën finale, por roli i autoriteteit të mediave është shumë i rëndësishëm sepse ka një kod transmetimi dhe ligj për gjuhën që duhet përdorur për të mos cënohen të drejtat e qytetarëve. Është një e mirë në të mirë të të gjithëve. Synimi është të ndihmojmë në paraprirjen e situatës në lidhje me problematikat që hasen.

Kemi në statistika të diskriminimit kryesisht me sfond fetar?

Gajda: Ne trajtojmë shumë ankesa dhe në termat aktualë ka rreth 200 ankesa që po trajtohen. Ka shtim të ankesave të grupeve shoqërore të ndryshme.

Si trajtohen rastet e gjuhës së urrejtjes nga autoriteti i mediave audiovizive?

Gajda: AMA shtrihet në mediat kryesore. Mbetet një ambient i parregulluar që në një moment duhet të ketë një rregullim, duhet të vetëvendoset një lloj etike. Mediat duhet të paraprijnë dhe ti ndreqin vetë situatat për të shmangur gjuhën e tepërt që shkakton cënime për qytetarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy