Kryeministri Edi Rama priti sot në takim kryebashkiakun e New York, Eric Adams, ku në konferencën e përbashkët, fokusi u përqendrua te turizmi por jo vetëm.
Rama deklaroi se Adams ka dëgjuar miqtë e tij shqiptarë për Shqipërinë dhe se ndodhet në vendin tonë për forcimin e bashkëpunimit..
Diskutuam për atë që mund të bëjmë për turizmin dhe duke qenë se ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York dhe vendeve të tjera, të shohim mundësinë e një nxitje ekstra në përpjekjet që po bëjmë për fluturime direkte me New York.
Linja direkte ajrore do të sillte shumë përfitime për Shqipërinë. Duke qenë shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë të takohet edhe me ministren Diella.
Nga ana e tij, Adams deklaroi se erdhi të flasë për turizmin, për të shfrytëzuar jo vetëm muajt në detyrë por edhe më pas.
Po ashtu shtoi se drejt Shqipërisë duhen hedhur sytë për mundësi biznesi.
Doja të vija të flisja për turizmin, për të parë si mund të ndihmojmë dhe shfrytëzojmë periudhën pas detyrës dhe jo vetëm gjatë kohës në detyrë. Linja direkte ajrore nga New York ndihmon banorët.
Doja të flisja për mënyrën si duhet marrë me çështjen e emigracionit në mbarë botën.
Jemi angazhuar për të folur me zëvendësministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë për të parë si mund të krijojmë marrëdhënie simbiotike, për të parë si përdorim disa prodhime të bëra këtu dhe atje.
Do të inkurajoj pavarësisht se kush do jetë kryetari i bashkisë në vijim, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi.
Kultura, është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj. Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar, ndajmë të njëjtat shqetësime.
Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri.



