Pas ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e sotmee në zyrën elektorale në Kavajë, ku i plagosur mbeti 25-vjeçari Bledar Okshtuni, qytetarë e zyrtarë të PD-së janë mbledhur në vendngjarje.
Teksa kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma fliste për mediat ku sqaronte incidentin, qytetarët në kor lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama: ‘Rama ik!’, ‘kriminel’, ‘Poshtë diktatura’.
Po ashtu, në Kavajë mbërriti edhe kryedemoktari Lulzim Basha, i cili po ndjek nga afër incidentin e ndodhur në zyrën elektorale.
Në informacionin zyrtar, policia deklaroi se shtetasi Ndriçim Jonuzi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni, 25 vjeç.
Autori është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa burimet thanë se ai ka qenë i dënuar për vrasje në Itali.



