Gjatë konferencës së përbashkët për situatën ekonomike në vend, me kryeministrin Edi Rama, ministres së financave Anila Denaj, dhe atij të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, krymeministri Rama, mes tjerash, premtoj se do të ketë rritje të pagave për mjekët, mësuesit dhe rritje ekonomike për familjes me ndihmë ekonomike.
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp për ekonominë ditën e sotme, deklaroi se edhe këtë vit, pensionistët do të marrin shpërblim prej 5 mijë lekësh për Vitin e Ri.
Kurse lidhur me vaksinën antiCovid, ai tha se ajo do të jetë falas.
"Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët do kenë një rritje jashtëzakonisht të qënësishme të pagës së tyre. Po të kthehemi në kohë dhe të shohim se mjekët paguheshin me 340 mijë lekë të vjetra, e kupton se ku kemi ardhur. Transformimi i strukturës me standarte europiane do të vazhdojë. Kemi një front jashtëzakonisht sfidues me luftën kundër armikut të padukshëm për të cilën duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin e qytetarëve falas. Për çdo qytetar që do dëshiroj të vaksinohet, ajo do të jetë falas.
Do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit. Deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë së re të futen brenda ndërtesave. Keni parë që po ndërtohen shkolla që nuk kanë asnjë gjë më pak se ato në Francë apo në vende të tjera. Edhe kopshtet janë të një niveli tjetër. Mbani parasysh që ka një sër strukturash shëndetësore që do rindërtohen paralelisht. Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do vendosim 34 mln dollarë për pensionistët për vitin e ri", tha Rama.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të rikthyer në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ministrja Denaj është shprehur se buxheti i vitit 2021, është ai i “rimëkëmbjes me objektiv rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve, rritjes së pagave në shëndetësi e arsim dhe rritje të investimeve publike në infrastrukturë”.
“Ky është buxheti më i lartë në shëndetësi në 10 vitet e fundit, e përtej faktit që jo të gjithë e lexojnë njësoj e dua ti jap një përgjigje presidentit për disa nga argumentet ku rritja minimale e parashikuar sipas argumenteve ne kete shkrese, zeron disa zëra të rëndësishëm të rritjes sic janë rritjet e pagave te mjekëve e infermierëve, janë zëra që janë në buxhet, dhe për këtë vit të vështirë është një mbështetje jo vetëm për këtë sektor, por kjo situatë në asnjë vend në rajon nuk ka ndodhur, qeverisja socialiste e ka marrë kete angazhim për të mbeshtetur në ditët e tyre më të vështira”, ka thënë Denaj.

Nga ana e tij, Ministri i Rindërtimit Arben Ahemtaj foli sot për buxhetin e vitit të ardhshëm, duke bërë një rezyme të politikave të qeverisë që sipas tij kanë ndikuar te qytetarët.
Ahmetaj tha se numri i bizneseve të vogla është shtuar me tre herë, çka do të ishte e pamundur nëse do të ishim një sistem oligarkik.
“Kryefjala e një buxheti është politika fiskale, politika e të ardhurave. Do të dua të ndalojmë të biznesi i vogël. Për sa i përket biznesit të vogël numrat janë domethënës, numri është rritur me 3 herë. A mundet në një sistem oligarkik të ketë 3 herë më shumë biznese të vogla?! 57 mijë biznese të vogla ka pasur në shtator të 2013-ës dhe është 151 mijë tani.
Po ta keni parë në vazhdimësi mazhorancën, kryeministrin e ka trajtuar biznesin e vogël si gjenerim punësimi dhe gjenerim të ardhurave familjare. Kjo është politikë sociale. ‘Kush fiton më shumë paguan më shumë’. S’duhet ta harrojmë këtë moto sepse është premtim i mbajtur. Në themel ky buxhet ka pasur pagën mesatare dhe pagat e administratës. Numri i të punësuarve në administratë ka rënë nga 101 mijë në 86 mijë. Progresiviteti i ktheu para në xhep shtresës së mesme dhe personave me të ardhura të ulëta”, tha Ahmetaj.



