Stilistja Enxhi Valteri dhe gjyshja Shpresa Çakëri flasin për trendin e rrobave të banjës.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Enxhi tha se rroba e banjës është mirë që të mbulojë defektet në mënyrë që të mos kemi komplekse dhe të ndihemi të sigurtë.
Zonjat mbi 60 vjeç mund të veshin bikini dhe të duken më mirë se një vajzë e re, nëse janë të kuruara. Duhet të dimë se kush është pika e fortë dhe si të qëndrojmë brenda kornizës. Duhet ndarë e bukura me vulgaritetin, sensualja me vulgaritetin.
Kimonot mbi bikini i japin më shumë hijeshi zonjave. Edhe kombinimi me aksesorë të vegjël i bën zonjat të duken bukur. Vajzat që përdorin make up në plazh paragjykohen. Shoh te çadrat ngjitur që paragjykohen për bikinin, trupin dhe gjithçka.
Unë personalisht nuk e përdor make up, mund të përdor një hidratues buzësh apo me ngjyrë. Mua më pëlqen noti, ndaj dhe make up nuk është shumë i rehatshëm. Unë shoh akoma vajza në plazh me taka dhe nuk e kuptojnë që është e tepërt.
Nuk mund të veshësh taka për të shkuar në plazh. Ndonjëherë nuk është çështje marke se sa stili, ndonjëherë për tu dukur më stil, vajzat gabojnë. Rrobat e banjës dhe veshjet duhet të përshtaten me linjat e trupit.
Një vajzë që është më e mbushur nga beli e poshtë, duhet balancuar pjesa sipër, në mënyrë që të mos duket kompleksi. Shpesh herë vajzat ndërrohen 4-5 herë në ditë në plazh, përkushtohen. Bikinit me shkëlqim tregon për vajza që kërkojnë vëmendje.
Mua nuk më pëlqen kur bikinit janë me shkëlqim, kemi dhe gurë dhe aksesor metalik. Që mos të më vrasësh syrin duhet të kesh një harmoni. Është mirë që mos të kalojmë në vulgaritet me bikini të vogla.
Nëse nuk e ke rehat një veshje, ti ke komplekse dhe nuk ke besimin e duhur dhe nuk di ta mbash, ti tërheq vëmendje me komplekset e tyre. Vajzat guxojnë me ngjyrat e bikinit.
Jam e lumtur që shoh vajza të kuruara dhe kanë dijeni dhe informacion për trendet dhe stilin. Unë personalisht ndjehem shumë e kuruar kur vesh trupore. Por kam pafund rroba banje dhe kur jam me pushime marrë nga dy për çdo ditë.
Mua më pëlqen të jem rehat se bëj dy herë në ditë not. Kurimin e bëj me aksesor.
Ndërkohë zonja Çakëri vlerësoi bikinit, modelet dhe ngjyrat që veshin vajzat e reja në plazh.
Ndër vite ka ndryshuar përzgjedhja e rrobave të banjës. Unë preferoj trupore. Në diell aksesori është pak i bezdisshëm për mua.
Me aksesorët do guxoja në mbrëmje. Por zakonisht preferoj rehatinë time. Ndonjëherë përdorë turbe për flokët e mia, kur nuk i kam mirë, dukem dhe stil.
Më pëlqejnë shumë veshjet lino të bardha. Unë nuk rri dot pa make up. Kam shoqen time që mban bikini të vogla dhe duket shumë bukur.
Kam dhjetë palë rroba banje, i marrë të gjitha me vete. I kam të gjitha në trend.



