Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën "Peti", ku një sasi lënde plasëse u vendos në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.
Përmes hetimeve të thelluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arritur të zbardhin autorësinë e atentatit të ndodhur më 24 korrik 2025, ku lënda plasëse u vendos në garazhin e shtetasit E. K. (Elvis Kosova).
Si rezultat i hetimeve, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Gjithashtu, është gjetur dhe automjeti që Steli ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Materialet e çështjes janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për veprime të mëtejshme.



