Edhe pse këtë vit prodhimi i lajthisë është i bollshëm, fermerët e fshatit Andon Poçi në Gjirokastër po përballen me vështirësi në shitje dhe mungesë tregu. Çmimi është përgjysmuar nga 500 në 250 lekë për kilogram në pak vite, ndërsa problem mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore.



