Likaj: Gazmend Bardhi do të jetë bashkuesi i grupit parlamentar (VIDEO)

Likaj: Gazmend Bardhi do të jetë bashkuesi i grupit parlamentar (VIDEO)

Ramadan Likaj, deputet i PD-së,  thotë se zgjedhja e Gazmend Bardhit në detyrën e kreut të grupit parlamentar do t’i bashkojë demokratët. Në studion e lajmeve në MCN TV, Likaj se demokratët e Malësisë së Madhe ishin të gjithë bashkë në këto zgjedhje.

Kam bërë gjithë çfarë munda që PD të ribashkohet. Nuk mund të them se u arrit 100%, por në këtë rrugëtim ishim të bashkuar. Mendoj se ka ndikuar ndarja. Nëse kandidati Ii primareve do të ishte regjistruar nën siglën e PD, sot gjërat do të ishin ndryshe.

Besoj që rizgjedhja e Gazmend Bardhit është një risi edhe për pjesën e Rithemelimit. Do të ketë ura bashkëpunimi dhe për pak kohë PD do të jetë e bashkuar.

Mendoj që një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD kanë firmosur për ardhjen e Gazmend Bardhit. Është krijuar dhe po përmbushet ky mision. Kam bindjen se Gaz Bardhi do të jetë bashkues i grupit parlamentar. Nuk mbështesim rikthimin e Bashës.  Ka bindjen se do të ketë reflektim edhe nga Berisha.

Likaj tha se opozita i ka denoncuartë gjitha parregullsitë para zgjedhjeve dhe do të vijojë të denoncojë deformimin e vullnetit të votuesve.

Kam qenë që ditën e parë në fushatën e parë të PD në Malësinë e Madhe. Jam i mirëinformuar për çdo gjë që ndodhi para gjatë dhe pas procesit. Ka qenë një proces i deformuar. Nuk iu dha e drejta qytetarëve të hedhin votën e tyre sipas dëshirës. Pati presion mbi qytetarët dhe administratën.  Opozita nga dita në ditë i ka bërë të qarta problemet kudo që janë evidentuar gjatë fushatës. Besoj që janë të mirëinformuar të gjithë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy