Kunati i Agasit qëllon drejtorin e IKMT-së/ Bregu: Ka qenë Meta ai që e ka goditur një ditë më parë, Çela shkoi për vetëgjyqësi (VIDEO)

Kunati i Agasit qëllon drejtorin e IKMT-së/ Bregu: Ka qenë Meta ai që e ka goditur një ditë më parë, Çela shkoi për vetëgjyqësi (VIDEO)

Ditën e djeshme drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit.

 

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se konflikti ka nisur një ditë më parë dhe ka qenë fillimisht Fatmir Meta ai që ka qëlluar Klesti Çelën. 

 

Sipas Bregut, ngjarja e djeshme ka qenë vetëgjyqësi nga ana e Çelës i cili ka shkuar me persona të rrezikshëm në zyrat e shtetit.

 

Mbetet e çuditshme sipas Bregut, se si policia nuk ka mundur të identifikojë 3 personat e tjerë më të cilët ka qëlluar Metën. 

 

Atë që nuk kam si informacion është shkaku, di që ishte për një ndalesë të një subjekti. Nuk e di arsyen e plotë se si filloi konflikti. Një ditë më parë janë konfliktuar. Meta e ka qëlluar një ditë më parë në korridor Çelën, ditën tjetër ai mori 3 shokët e vet për ta rrahur në zyrë. A ka lidhje pse ai e goditi në zyrë, për t’i thënë që edhe këtu unë të rrah...

 

Ka qenë me 3 të tjerë. Morën hak për atë që kishte ndodhur një ditë më parë. Policia tha nuk i njohim ata 3 të tjerët. Nuk i njohu dot, nuk i ka identifikuar. Dhe Meta nuk është pa faj, je në zyrat e shtetit, si e godet. Akoma më keq ky, mbledh lagjen, persona shumë të rrezikshëm dhe shkon të marrë hak në zyrat e shtetit. 

 

Dashnor Sula mori vendimin për shkarkimin  tyre, policia shpalli në kërkim Klesti Çelën, të tjerët nuk u morën vesh kush janë. Kur nuk dihet se kush janë, kanë lidhje me kunatin apo jo. Mund të jenë dhe shokët e tij të ngushtë. 

Nuk mund të themi a ishin miqtë e Agasit, apo shokët e kunatit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy