Koronavirusi në kufi/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Koronavirusi në kufi/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Koronavirusi është shndërruar tashmë në një rrezik serioz për të gjithë Europën, ku së fundi është shënuar dhe rasti i parë në Greqi.

Mediat greke raportojnë se mostrat e një pacienti të trajtuar në Spitalin Attica kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

I infektuari është një burrë nga Pireu, ndërsa nuk jepen më shumë detaje, nëse ai ka qenë në ndonjë nga shtetet e prekura masivisht nga ky virus.

Ndërkohë në Itali numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 325, ku mbrëmë raportohej për 323.

Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u rregjistrua dje. Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë rregjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy