Berisha thirrje studentëve: Në 8 vite u ndoq një politikë rrënuese, bëni gjithçka për suksesin e protestës së pedagogëve

Berisha thirrje studentëve: Në 8 vite u ndoq një politikë rrënuese, bëni gjithçka për suksesin e protestës së pedagogëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me studentët në Tiranë për të diskutuar rreth problematikave të tyre.

Gjatë këtij takimi, Berisha theksoi se Rama ka ndjekur një politikë rrënuese për Universitetin dhe arsimin në këto 8 vite.

Sipas tij, në Universitete është kthyer parimi i kufizimit dhe i kontrollit të qeverisë mbi këto institucione. Berisha i bëri thirrje studentëve që të bëjnë gjithçka për suksesin e protestës së pedagogëve.

Kjo është një periudhë shumë e vështirë, sepse këto 8 vite u ndoq një politikë rrënuese. U rikthyen nga rilindja parimet atavike, të tejkaluara që nga vitet 70-80 në vendet e lira. U rikthye parimi i kufizimit, i kontrollit qeveritar i universiteteve që sot quhen administratorë, të cilët nuk veprojnë në bazë të interesave tuaj apo pedagogëve, por zbatojnë urdhrat duke rrëmbyer edhe fondet që krijon universiteti.

E njëjta gjë ndodhi edhe me bordet, u emëruan militantë, dhe morën liri akademike, ndërsa për ju u 2-3 fishuan tarifat. Tarifat që vendosi kjo qeveri, për mijëra familje e bëjnë të pamundur të mbështesë fëmijën e dytë në universitet.

Pse do rrinë atëherë këtu, jemi buzë gremine ndaj qëndrimit që qeveria mban ndaj universiteteve. Ndaj ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste, dhe ju them një këshillë, punoni me çdo të ri e te re që njihni, unë admiroj këtë grevë të tyre sepse është me të vërtetë pluri partiake dhe aty flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitete. Çdo ditë i sulmon me mungesë edukate, flet për hiena një njeri me problemi psikike… do merremi ne të gjithë me këtë njeri, se po nuk u morëm, ky nuk ka të ndalur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy