"Ariu Siberian"  thyen rekordin, tërheq avionin 40-ton për 15 metra (VIDEO)

"Ariu Siberian" thyen rekordin, tërheq avionin 40-ton për 15 metra (VIDEO)

Një rus nga Siberia, ka thyer rekordin e forcës duke tërhequr një Boeing 40-ton 737-500.  

Maxim Gametsky e tërhoqi avionin për 15 metra në vetëm 39 sekonda.

Rekordi u vendos të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Surgut dhe shfaqja u ndoq nga disa njerëz.

Gametsky, i njohur me nofkën 'Ariu Siberian', prej kohësh është pjesëmarrës në disa gara të forcës, pasi ka fituar famë si "Njeriu më i fortë i Surgut" dhe "Njeriu më i fortë i rajonit të Tyumen".

Në një deklaratë për mediat, Gametsky tha se e kishe shumë të vështirë të arrinte të thyente atë rekord.

“Nuk munda ta lëvizja në përpjekjen e parë në asnjë nga seancat e mia të trajnimit, dhe të them të drejtën, isha pak i frikësuar se sot do të ishte e njëjta gjë. Ndoshta ishte entuziazmi, mbase ishte frikë, por gjithsesi e bëra ” , tha ai.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Elbrus Nigmatullin, i njohur si “Njeriu më i Fortë i Rusisë. Në vitin 2020, ai tërhoqi një avion 36-tonësh 25 metra.

Burimi: Russia Today Përshtati: MCNtv.al

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy