Biden: Evakuimet në Afganistan nuk janë pa rrezik humbjeje

Biden: Evakuimet në Afganistan nuk janë pa rrezik humbjeje

Presidenti amerikan Joe Biden këmbënguli permes një deklarate për mediat se do të sillte në shtëpi qytetarët amerikanë të bllokuar në Afganistan pas pushtimit të Kabul nga talebanët.

Por ai gjithashtu paralajmëroi operacoin të vështirë i cili sipas tij nuk do të jetë pa rrezik humbje.

"Mos bëni asnjë gabim, ky mision evakuimi është i rrezikshëm. Ai përfshin rreziqe për forcat tona të armatosura dhe po kryhet në rrethana të vështira. Unë nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar," tha Biden.

Por "ne do t'ju marrim në shtëpi" shtoi Biden duke theksuar se aeroporti ishte i siguruar dhe se fluturimet mund të rifillonin.

Ai tha se SHBA do t’i qëndrojë angazhimit të saj për të evakuuar afganët që kishin punuar me ta dhe njerëz të tjerë të cënueshëm, përfshirë gazetarë dhe gra.

"Ky është një nga fluturimet më të mëdha dhe më të vështira në histori," shtoi Biden.

Presidenti amerikan tha se trupat amerikane kishin evakuuar 13,000 njerëz nga Afganistani që nga 14 gushti, përveç mijëra njerëzve të tjerë të evakuuar në mënyrë private.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy