Gazetari Mentor Kika në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me votimin kundër dorëzimit të deputetes Olta Xhaçka në Kushtetuese për të cilën u shpreh se ishte diçka e paralajmëruar.
Ai tha se në vendin tonë mungon kultura politike e dorëheqjes dhe nëse deputetja do ishte tërhequr në mënyrë dinjitoze kjo do i jete mundësinë më vonë të një rikthimi edhe me e fortë.
Sipas tij me largimin e Xhaçkës, PS nuk do të kishte dobësim në numër se mandati do i kalonte dikujt tjetër, por duke pasur parasysh profilin e saj si deputete do kishte një kosto.
Socialistët e kishin në njëfarë mënyrë paralajmëruar faktin që nuk do votonin për mandatin e Xhaçkës për vetë faktin se vetë kërkesa e gjykatës kushtetuese për një rekomandim nga parlamenti kishte mbi një vit që mbahej në sirtar dhe dukej që ishte një veprim i qëllimshëm për tu zvarritur dhe ishte presioni i opozitës për ta nxjerrë nga sirtari dhe futur në rendin e ditës.
Mendoj se seanca e djeshme ishte sa për të mbaruar punë. Diskutimi se çfarë është bërë me falsifikimin e tokës është proces hetimor, është arrestuar një kryetar bashkie, është vendosur në sekuestro preventive por ajo që diskutohej në parlament ishte ka apo nuk ka interes konflikti mes një zyrtari të lartë siç ishte Xhaçka kur për bashkëshortin e saj është dhënë një status i veçantë dhe ajo historia largohej larg kësaj qendre graviteti ku duhet të ishte përqendruar.
Ai ka marrë një status dhe pse brenda asaj që quhet investitor strategjik dhe ky është ai që se ka përfituar tokën falas nga shteti por janë benefitet e tjera si infrastruktura ka përfituar nga fondet publike dhe këtu ndryshon situata.
Ka pasur raste të ngjashme dhe për këtë histori ka dhënë dorëheqjen Koço Kokëdhima, Ilir Beqaj dhe socialistët vendosen me votë se këtu nuk ka konflikt interesi por unë mendoj se një tërheqje e Xhaçkës në mënyrë të vullnetshme do të ishte një gjë më fisnike sepse tërheqja në mënyrë dinjitoze dhe me respektin ti mund të rikthehesh sërish dhe më dinjitoze dhe e fortë në parlament.
Me largimin e Xhaçkës nuk do të kishte dobësim në numër se mandati do i kalonte dikujt tjetër por duke pasur parasysh profilin e saj si deputete do kishte një kosto. Por për mua ajo që ka munguar sistematikisht në Shqipëri është krijimi standardit dhe vendimmarrja është kapur pas emrave konkretë. ne se kemi kulturën politike të dorëheqjes.



