Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në shtetin e Karolinës së Jugut, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ish-presidenti fitoi ndaj Nikki Haley me një diferencë prej 20 pikësh, duke shënuar fitoren e tij e katërt radhazi.
"Ne do ta shikojmë Joe Biden drejt në sy", u tha Trump mbështetësve disa minuta pasi mediat amerikane e projektuan atë si fitues të shtunën mbrëma.
Ai po shkatërron vendin tonë dhe ne do të themi dil Joe, je pushuar nga puna.



