Gjenden rrënojat e avionit të rrëzuar në një mal në Iran (VIDEO)

Gjenden rrënojat e avionit të rrëzuar në një mal në Iran (VIDEO)

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka gjetur rrënojat e avionit të pasagjerëve, i cili është rrëzuar të dielën.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje, të marra nga një helikopter, të cilat tregonin rrënojat në malet me borë.

Avioni i kompanisë Aseman Airlines është rrëzuar në malet Zagros në perëndim të Iranit dhe të 66 njerëzit në bord besohet se kanë vdekur.

Ekipet e kërkimit do të vazhdojnë të ecin në këmbë deri te vendi i ngjarjes, pasi helikopteri nuk ka qenë në gjendje të aterojë në mal, tha një zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit.

Kreu i shërbimeve emergjente të këtij vendi tha se lëvizja e trupave të atyre që kanë vdekur do të jetë e vështirë në kushtet e këqija të motit.

Avioni i rrëzuar ka qenë 25 vjet i vjetër, tha organizata e aviacionit civil të Iranit.

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë tha se pajisjet e ushtrisë mund të përdoreshin për këtë rastë duke i ardhur në ndihmë për kërkimin e mbetjeve të avionit.

Gjithashtu edhe stafi i Gjysmëhënës së Kuqe po shpërndahet në rajon për kërkimet e avionit.

Garda Revolucionare, një pjesë e fuqishme e forcave të armatosura, thanë se rrënimi ishte zbuluar nëpërmjet imazheve të helikopterëve para se të vendoseshin helikopterët e forcave ajrore.

Një pilot i tha televizionit shtetëror se ai kishte parë "trupa të shpërndara rreth avionit" dhe se ajo ishte vendosur në lartësi rreth 4.000 metra.

Erërat e forta, mjegulla dhe dëbora bënë që kërkimi të ndërpritej të dielën dhe të hënën.

Por moti i së martës ishte më i mirë, duke lejuar pilotët e helikopterëve të shihnin më shumë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy