Energjia/ Elezi: Anijet lundruese janë për botën e tretë, shumë ndotëse dhe me kosto (VIDEO)

Energjia/ Elezi: Anijet lundruese janë për botën e tretë, shumë ndotëse dhe me kosto (VIDEO)

Eksperti i energjisë Eduard Elezi foli në MCN Live lidhur me nismën e ministres Balluku për marrjen me qira të dy anijeve që do shërbejnë si HEC-e lundruese për zgjidhjen e krizës momentale. Elezi tha se këto teknologji përdoren vetëm në vende të botës së tretë, janë shumë ndotëse, duke shtuar se nuk janë përllogaritur as kostot, nëse janë më të ulëta ose jo në raport me energjinë e importuar.

Janë anije lundruese, punojnë me naftë të cilësisë së dobët dhe janë teknologji shumë ndotëse. Nuk ka një vlerësim të kostove. Me sa di unë s’kanë as leje mjedisore, lidhur me dëmet që shkaktojnë në mjedis. Fuqia e instaluar është diku te 140 mega, me djegie të mazutit, është ndotje shumë e lartë në zonën e Vlorës. Duhet parë në shumë këndvështrime. Nëse kemi aq para sa të paguajmë për këto anije, më lirë na bie ta marrim energjinë me import. Nëse nuk është bërë bilanci mes importit dhe kostos nga anijet është gabim. Është një projekt që ka qenë për t’i montuar në bregdetin e Vlorës. Kam dëgjuar një shprehje të ministres ‘friendly me mjedisin’. Nuk ka termocentral friendly me mjedisin. BB nuk certifikon anijet sa i përket ndotjes. Këto anije instalohen në vende të botës së tretë, asnjë vend i Evropës nuk i instalon. Aq më tepër në bregdetin shqiptar ku kemi miliona turista”.

Elezi aludoi për interesa ekonomike të personave të caktuar, duke kërkuar ndërhyrje të SPAK-ut lidhur me importet dhe eksportet e energjisë elektrike.

Nuk është aq pa njohuri zonja ministre dhe të flasë për Bankën Botërore si certifikuese për pjesën ambientale, është thënë me qëllim për të thënë që kemi pyetur edhe institucionet ndërkombëtare. BB është thjesht sistem financiar. Kjo ka edhe një problem tjetër, sa është kostoja për 1 megavat, se nëse arrin çmimet e importit nuk ke pse e vendos. Apo duhet të ketë lidhje mes disa brokerave të naftës në Fier, që mund të kenë lidhje me kompaninë që sjell këtë lloj energjie. Del edhe kryetari i ERE në kundërshtim flagrant me ligjin, ku para se të flasë duhet të marrë leje te Kuvendi. Cenimi i mosfurnizimit me energji elektrike është thjesht keqmeanxhim me dashje me qëllim përfitime ekonomike të personave të veçantë. Duhet të ndërhyjë patjetër SPAK-u mbi importet dhe eksportet e energjisë elektrike, pastaj të kalojmë te anijet që punojnë me mazut”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy