
Evdar Kodheli, kandidati për kryetar të bashkisë së Fierit nga grupi Berisha, deklaroi në MCN Live se nuk do të pranojë në mënyrë absolute ofertën e Alibeajt për të garuar me logon e PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit. Kodheli theksoi se në bazë demokratët janë një dhe mbështesin dhe njohin si kryetar Sali Berishën. Po ashtu ai vuri në dukje se ndodhtë e fundit, ku Apeli mori vendim për vulën, e kanë motivuar edhe më tepër popullin opozitar dhe ka një gatishmëri mbështetje të lartë për të në fushatë.
Dua t’ju siguroj për një gjë, që jo vetëm baza e PD, me këto ndodhitë e fundit politike, por edhe shtresa gri, edhe shumë të zhgënjyer të PS, shprehin një mbështetje. Këto ndodhi sikur e kanë motivuar popullin, edhe po nxjerrin në dukje se PD e vërtetë ka të drejtë. E shoh si një frymë që po jetohet mes qytetarëve të mi, që po shprehin gatishmërinë për mbështetje në çdo aspekt. Janë gati për të sakrifikuar nga vetja dhe familja për t’u angazhuar në këtë fushatë, sepse e shohin si një kauzë të drejtë. Jam gati t’u vërtetoj nëse në një ditë çfarëdo ta bëni emision se si na pret populli çdo ditë”.
I pyetur nëse do ta pranojë propozimin e Alibeajt për t’u regjistruar me siglën zyrtare të PD, Kodheli u përgjigj:
Absolutisht jo. Absolutisht me z.Alibeaj, e kam personale, me z.Alibeaj jo”.
Ai shtoi se:
Në bazë poshtë jam plotësisht i bindur se demokratët e vërtet e kanë ndarë atë histori. E shoh që në bazë demokratët janë një, dhe janë pas PD-së me kryetar Berishën. Primaret nxorën kandidatin e tyre. Njoftimi për pjesëmarrje në primare ishte i kahershëm. Kush i pengoi zotërinjtë që përfaqësojnë z.Alibeaj të ishin pjesëmarrës në primare dhe të garonin. Alibeaj nxori një kandidaturë, një zonjë nga qyteti, një demokrate, kur ajo arrin të besojë ato që thotë Alibeaj....E shoh si shtysë nga Alibeaj dhe jo nga demokratët. Alibeaj duhet të jetë transparent që të thotë procesin se si u zgjodh kjo zonjë për t’i përfaqësuar ata. Këtë radhë gara në Fier është shumë e fortë. Unë eci gjithmonë me këmbë në tokë. PD ka nevojë qoftë edhe për një votë. Optimizmi im është. Jam i bindur që do vijë ai moment ku të gjithë demokratët do t’i bashkohen vetëm një kauze. Nëse ai grupim brenda PD-së do vendosë deri në fund, patjetër e bën me qëllimin për të na dobësuar dhe është në dobi të kundërshtarit politik”.



